Kumbulla drejt largimit nga Roma

Futboll

Kumbulla drejt largimit nga Roma

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:40
Kumbulla drejt largimit nga Roma

Pavarësisht se kohët e fundit duket se është vendosur “paqja” me trajnerin Zhoze Murinjo dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Marash Kumbulla, por merr minuta te Roma, zërat e merkatos nuk mungojnë.

Sipas mediave italiane, Kumbulla, është në listën e dëshirave të Fiorentinës. Klubi vjollcë, kërkon të afrojë shqiptarin për të konsoliduar repartin e mbrojtjes.

Fiore mund të tentojë deri në fund të bind Romën për të lënë të lirë Marash Kumbullën.

Për sa i përket formës së transferimit, nga raportimet në mediat italine, bëhet me dije se “vjollcat” kërkojnë një huazim me të drejtë blerje. Gjithsesi ekziston mundësia që Fiorentina të investojë menjëherë paratë. Gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat