Kuqezinjtë i kërkojnë 800 mijë euro klubit të elitës së Turqisë

Futboll

Kuqezinjtë i kërkojnë 800 mijë euro klubit të elitës së Turqisë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:05
Kuqezinjtë i kërkojnë 800 mijë euro klubit të elitës së Turqisë

Shkëndija është në negociata me klubin e Gaziantepit për transferimin e sulmuesit të saj 17-vjeçar.

Dashmir Elezi është “thesari” i kuqezinjve dhe këtë gjë këta të fundit e dinë më së miri, prandaj nuk dëshirojnë ta lëshojnë pa pasuruar arkat e tyre.

Sipas “Sportmedia.mk“ skuadra që luan në elitën e futbollit turk ka ofruar 400 mijë euro në tryezën e Shkëndijës, por këta të fundit nuk joshen nga një shifër e tillë.

Tetovarët dëshirojnë 800 mijë euro për talentin e tyre, i cili deri më tani ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 38 paraqitje të zhvilluara gjithsej. Ndërkohë, në ofertën e bërë, Gaziantep i kërkon Elezit të luajë me Shkëndijën deri në momentin që do të mbushë 18 vjeç.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat