Ardian Kozniku me fjalë interesante për Orshiçin dhe Ademin

Futboll

Ardian Kozniku me fjalë interesante për Orshiçin dhe Ademin

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:28
Ardian Kozniku e Ante Mishe

Sulmuesi i Dinamos nga Zagrebi, Mislav Orshiç ka shumë gjasa që të vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligën angleze si lojtar i ri i Burnley-t. Për të ka dhënë mendimin e tij edhe futbollisti legjendar i Hajdukut të Splitit dhe Dinamos nga Zagrebi, Ardian Kozniku.

Lajmi se 29-vjeçari Mislav Orshiç po transferohet në Premier League prej rreth 8.5 milionë eurosh ka mbërritur në Kuvajtin e largët, ku aktualisht Ardian Kozniku punon si ndihmëstrajner te Al Arabi. Ai dhe trajneri i parë Ante Mishe sezonin e kaluar bënë një mrekulli të vërtetë pasi u bënë kampionë të Kuvajtit pas 19 vitesh.

 “Al Arabi është një klub i madh me traditë të pasur sepse ka qenë kampion i Kuvajtit gjithsej 17 herë. Sezoni i kaluar ishte vërtet historik pasi ne mbetëm të pamposhtur në 18 ndeshje. Ante Mishe, miku im i mirë, më ftoi në Kuvajt dhe ne bëmë një punë të shkëlqyer në sezonin e parë. Ne e fituam titullin kampion”, tha Kozniku për portalin kroat “tportal”. 

Ai thotë se largimi i Orshiçit nuk e befason: “Ai shënoi shumë gola të rëndësishëm, u bë i famshëm kundër Tottenhamit dhe është realisht e vështirë të mbash një lojtar për të cilin merr një ofertë të tillë.

Arijan Ademi është vëllai dhe bashkatdhetari im. Ia heq kapelën, por edhe Dinamos sepse e ka pagur gjatë pezullimit sikur të ishte anëtar i ekipit të parë. Me këtë lëvizje Zdravko Mamiq dhe njerëzit e klubit treguan se sa i rëndësishëm është për ta dhe duket qartë se praktikisht ka nënshkruar kontratë të përjetshme me klubin. Unë do të bëja të njëjtën gjë në vend të tij dhe nuk do të mendoja për një transferim jashtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat