​Mauro Zarate afër rikthimit në Serie-A

Futboll

​Mauro Zarate afër rikthimit në Serie-A

Më: 27 janar 2022 Në ora: 06:44
​Mauro Zarate

E ardhmja e Mauro Zarates mund të jetë në Itali dhe në Serinë A. Ish-sulmuesi argjentinas i Interit, i cili është lojtar i lirë pas përvojës së tij në Atletico-MG, në Brazil, është në kërkim të një aventure të re.

Sipas raportimeve të gazetës argjentinase ‘Olé’, Salernitana është në gjurmët e Zarates me drejtorin e ri sportiv Walter Sabatini i cili dëshiron ta bindë atë të kthehet në Itali.

Argjentinasi tashmë ka refuzuar një ofertë nga Gimnasia, e cila synon ta rikthejë në Argjentinë.

Ai në të kaluarën, përveq Interi, ka luajtur edhe për Lazion në kampionatin italian.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat