Kameruni vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Futboll

Kameruni vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Më: 29 janar 2022 Në ora: 19:06
Kameruni vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Ka përfunduar ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës së Afrikës, ku Kombëtarja e Kamerunit ka siguruar kualifikimin tutje.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Japoma”, Kameruni e mposhti si mysafirë me rezultat 2:0 Kombëtaren e Gambisë.

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Karl Toko Ekambi, i cili shënoi të dy golat e ndeshjes, respektivisht shënoi në minutën e 50’ për 1:0, ndërsa golin e fundit të ndeshjes e shënoi në minutën e 57’.

Me këtë fitore, Kameruni tani vazhdon për në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, ku atje do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Egjiptit dhe Marokut.

Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Kamerunit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat