Vllaznia- Tirana, finale “klasike”

Futboll

Vllaznia- Tirana, finale “klasike”

Më: 30 janar 2022 Në ora: 22:44
Vllaznia- Tirana, finale “klasike”

Kupa e Shqipërisë për femra do të zhvillojë për herë të parë një finale “klasike”. Vllaznia – Tirana, trofeu i këtij kompeticioni për edicionin 2021-2022 do të dorëzohet në aksin Shkodër – Tiranë.

Shkodranet po kalojnë një moment mjaft të mirë, teksa rruga për në finale nuk ishe shumë e vështirë për veriore, të cilat mundën Partizanin në gjysmëfinale. Vllaznia regjistroi një fitore 6-0, me tripleta të Doçit e Gjinit, duke siguruar kështu biletën për në finale.

Sakaq, ditën e sotme u zbulua edhe ekipi tjetër finalist. Për herë të parë Tirana është në finale. Në edicionin e dytë që kjo skuadër merr pjesë në këtë garë, ekipi i Tiranës për femra do të jetë pjesë e finales, pasi mundi thellësisht me shifrat 11-1 Kinostudion.

Një ndeshje e dominuar tërësisht nga vajzat bardheblu, me tre protagonistet kryesore të sfidës, Goro, e cila realizoi 6 gola dhe Coka, që shënoi 4 gola, ndërsa realizoi edhe Mikaela Metalla.

Golin e vetëm për skuadrën e Kinostudios e shënoi Kwim, me skuadrën kryeqytetase që humb shansin për të qenë në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat