Qeveria italiane liron masat për tifozët

Futboll

Qeveria italiane liron masat për tifozët

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:35
Qeveria italiane liron masat për tifozët

Derbi, Inter-Milan do të jetë ashtu siç ishte parashikuar, i “zjarrtë” në tribuna dhe jo vetëm.

Së fundmi qeveria italiane ka liruar masat për tifozët ku nga situata epidemiologjike në shtetin fqinj kapaciteti i tifozëve pësoi ndryshime në stadiume ku nga 5000 spektatorë që ishin tani ka shkuar në 50% të kapacitetit total të impianteve sportive, siç ishin edhe përpara Vitit të Ri.

Gjithsesi synimi i Ligës së Serisë A është rikthimi sa më shpejtë drejt normalitetit, pra mbushja 100% e kapacitetit të stadiumit.

Kjo ide do të zbatohet tashmë në fund të shkurtit, me shpresën që kurba e infektimeve e COVID-19 të mos njohë më rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat