Sot luhen tri ndeshjet tjera në Kupën e Kosovës

Futboll

Sot luhen tri ndeshjet tjera në Kupën e Kosovës

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Sot do të luhen tri ndeshjet e mbetura në kuadër të 1/8 së Kupës së Kosovës.

Patjetër që vëmendja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të përballet Prishtina me Drenicën.

Dy skuadrat që janë përforcuar mjaftë shumë në afatin kalimtar të janarit, do të kërkojnë kalimin në çerekfinale.

Në ndeshjen tjetër do të përballet Fushë Kosova me Dritën dhe Ballkani me Malishevën.

Të gjitha ndeshjet fillojnë me fillim nga ora 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat