Prishtina fiton pas 120 minutave! Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Kosovës  

Futboll

Prishtina fiton pas 120 minutave! Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Kosovës  

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:15
Prishtina fiton pas 120 minutave! Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Kosovës  

Prishtina kualifikohet pas 120 minutave, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Drenicën nga Skenderaj, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Drenica ishte shumë afër kualifikimit, por një gabim iu kushtoi në minutën e 90+5, kur pësuan gol dhe u barazua rezultati (1:1), duke e dërguar sfidën në vazhdime.  

Prishtina e trajnerit Abdullah Ibrakoviq mezi kualifikohet dhe më shumë fat, ndërsa Drenica eliminohet. 

Futbollisti Kreshnik Uka shënoi në minutën e 62-të për epërsinë e Drenicës.

Në minutën e 90+5, Besnik Krasniqi shënon nga penalltia e barazon rezultatin 1:1 dhe ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në minutën e 92-të, Sylley vulosi fitoren dhe kualifikimin e Prishtinës. 

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Kosovës: Ballkani, Prishtina, Drita, Gjilani, Onix, Ulpiana dhe Ramiz Sadiku.
Nesër zhvillohet ndeshjet e fundit e të tetës së finales, mes Ferizajt dhe Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat