Mala në dyshim

Futboll

Mala në dyshim

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 14:15
Mala në dyshim

Esat Mala ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Dinamos të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Mesfushori thekson se së bashku me ekipin e tij ndjehet favorit ndaj bluve pavarësisht se takimi i parë është mbyllur në barazim me rezultatin 1-1. Ndër të tjera, Mala shprehet se tashmë ka vetëbesimin e duhur çka e ndihmon të rrisë performancën në fushë.

Ndeshja ndaj Dinamos?

“Duke marrë parasysh ndeshjen e parë si shkoi, normalisht ne e vlerësojmë takimin e nesërm. Nëse e kalojmë na jep një motivim shtesë dhe një mundësi që të shkojmë drejt objektivave që kemi dhe që na janë caktuar gjatë rrugës. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e luftuar nga ana jonë dhe e Dinamos. Shpresoj të jetë ndeshje shumë e bukur dhe shpresoj për fitoren tonë.

Si e ndjeni veten?

“Kam një rritje në lojë, por mund të them që kam pasur një fillim të vështirë gjatë startit të këtij sezoni. Për arsye personale dhe sportive, por normalisht që ndeshje pas ndeshje tentoj të rritem përherë. Kam marrë vetëbesimin e duhur”.

Pozicioni në mesfushë është më i përshtatshëm?

“Varet si e sheh ndeshjen. Në ndeshjen e fundit kam luajtur më shumë si mesfushor ose sulmues krahu. Megjithatë janë disa pozicione që jam ambientuar dhe nuk e kam problem”.

Ku e sheh veten tënde në fund të sezonit?

“Kam një kontratë me klubin, jam në huazim këtu. Nuk i dihet fundi i sezonit pasi futbolli është I paparashikueshëm. Nuk e di se çfarë të them”.

Favoritë ndaj Dinamos?

“Mendoj që duke parë stërvitjen e ekipit dhe cilësitë që kemi e cilësoj favorit. Kam besim tek grupi dhe çunat që stërviten, tek stafi dhe besoj që do dalim fitues në fund të ndeshjes. Nuk e cilësoj favorit për shkak të dyshimeve që kanë kundërshtarët”.

Deri ku mund të shkojë Partizani?

“Maksimumi që mund të marri është tek ndeshja e radhës. Besoj se ne do luftojmë ndeshjes pas ndeshje dhe jemi duke bërë mirë. Shpresoj që me një fitore ditën e nesërme do ndryshojnë shumë gjëra. Besoj që edhe në kampionat dhe në kupë do i shkojmë deri në fund, deri në maksimum”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat