Teuta mposht Skënderbeun, vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Futboll

Teuta mposht Skënderbeun, vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja e kthimit mes skuadrës së Teutës dhe asaj të Skënderbeut, ku nikoqirët kanë shënuar fitore dhe kanë siguruar kualifikimin tutje për në Kupën e Shqipërisë.

Pas plot 90’ minutave lojë, skuadra e Teutës ka shënuar fitore minimale 1:0 kundër Skënderbeut.

Golin e vetëm në ndeshje, dhe të fitores për vendasit e shënoi sulmuesi Rubin Hebaj, i cili shënon në minutën e 8’ për rezultatin final 1:0.

Me këtë fitore, Teuta bëhet skuadra e parë e cila siguron kualifikimin tutje për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Teutës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat