PSG-Real Madrid, tension i lartë

Futboll

PSG-Real Madrid, tension i lartë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:30
PSG-Real Madrid, tension i lartë

Tension i lartë mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, jo vetëm për sfidën e mbrëmjes së sotme të Champions League. Nga Super League tek e ardhmja e Kylian Mbappe, temat mes dy klubeve janë me të vërtetë të shumta dhe duket se kanë krijuar një krisje mes dy presidentëve, Nasser Al-Khelaifi dhe Florentino Perez.

Në fakt, siç ka shpjeguar RMC Sport, duket se është anuluar darka e mirësjelljes që zakonisht organizohet mes drejtuesve të skuadrës dhe atyre të ekipit që është në transfertë.

Duket se tensionet mes dy presidentëve kanë çuar te një “jo, faleminderit” për një darkë të përbashkët pavarësisht se presidenti spanjoll ka qenë në Francë që nga mbrëmja e djeshme.

Mediat franceze kanë shpjeguar edhe si, për diplomaci, gjërat mund të ndryshojnë në këto orë. Palët do të takohen sigurisht në Parkun e Princave ku ngjarjet që s’kanë lidhje me fushën do të duhet t’i lënë vend spektaklit të fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat