Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, do të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni dhe po kërkon menjëherë për një skuadër të re.
Duket se në Premier Ligë po kërkohen shumë shërbimet e gardianit kuqezi, ku pas Newcastle United, tani në garë ka hyrë dhe Watford.
Duket se portieri veteran i ekipit, Ben Forster do të largohet nga ekipi, kështu që klubi po kërkon një portier për ta zëvendësuar.
Strakosha duket se i plotëson kriteret që një ekip si Watford kërkon, por gjithsesi transferimi duket i vështirë për shkak të gjendjes që ndodhet ekipi në renditjen e Priemer Ligës, i cili ndodhet në zonën e rënies.