Dy sfida si titullar

Futboll

Dy sfida si titullar

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 16:32
Dy sfida si titullar

Pas dy ndeshjesh të nisura nga stoli, kundër Udinezes pritet që Frenk Kesi të jetë në formacionin fillestar të Milanit.

Më shumë sesa meritë e afrikanit, ky rikthim ka të bëjë me skualifkimin e Benaserit, i cili do të mungojë nesër. Ai do të jetë titullar edhe në derbin e 1 marsit kundër Interit, pasi për atë ndeshje i skualifkikuar do të jetë Sandro Tonali.

Dy sfida si titullar tingëllojnë si provime të fundit për Kesin, i cili që pas rikthimit nga Kupa e Afrikës duket sikur e ka ulur automatin dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar nga kuqezinjtë.

Sipas mediave të ndryshme, ai mund të transferohet te Barcelona me klubin katalanas që ka bërë të qartë se do ta kontraktojë vetëm me kushte të favorshme e pa paguar miliona për ndërmjetësime e menaxherë..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat