Sot luhen gjashtë ndeshje në kuadër të Premier League

Futboll

Sot luhen gjashtë ndeshje në kuadër të Premier League

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:04
Sot luhen gjashtë ndeshje në kuadër të Premier League

Java e 27’të e Premier League ka filluar dje me ndeshjen Southampton-Norwich City e cila u mbyll me fitoren e ‘The Saints’ 2>0, ndërsa sot në kalendar kemi gjashtë sfida të tjera interesante.

Në ora 13:30 do të zhvillohet ndeshja mes Leeds United dhe Tottenham Hotspur, vendasit vijnë nga një humbje kundër Liverpool me rezultat tenistik 6-0, gjithashtu edhe Spurs humbën në ndeshjen në mesjavë kundër Burnley si mysafir me rezultat 1-0.

Manchester United pret në shtëpi vendin e parafundit në tabel skuadrën e Watford. United e cila gjendet në pozitën e katërt në tabel, kërkon fitore medoemos sot pasi skuadrat poshtë saj ju kanë afruar me pikë, kjo ndeshje luhet në ora 16:00.

Dueli i cili mbyll ditën e sotme në Premier League është Everton-Manchester City me fillim nga ora 18:30. ‘The toffees’ nuk dijnë për fitore si vendas ndaj ‘Citizens’ që nga viti 2017, në dhjetë ndeshjet e fundit ata kanë arritur të fitojnë vetëm dy herë, duke humbur shtatë herë dhe vetëm një ndeshje është mbyllur në barazim.

Ndeshje të tjera që luhet sot janë: Brentford-Newcastle, Brighton-Aston Villa, Crystal Palace-Burnley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat