Kadriu: Në fushë do të hyjmë vetëm për fitore

Futboll

Kadriu: Në fushë do të hyjmë vetëm për fitore

Më: 4 mars 2022 Në ora: 23:18
Kadriu: Në fushë do të hyjmë vetëm për fitore

Futbollisti i repartit sulmues të Struga Trim Lum, Florian Kadriu, ka zbuluar pritjet e tij dhe të skuadrës para ndeshjes me Makedonija GJP, në kuadrin e javës së 22-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, të dielën me fillim prej orës 14:00, shkruan Open-TV.

Ai ka thënë se i pret një ndeshje të vështirë, por në fushë do të hyjnë vetëm për fitore.

“Po të dielën na pret një ndeshje e rëndesishme shumë për ne. Gjatë tërë javën kemi punuar dhe jemi përgatitur maksimalisht e presim Makedonija GJP.

Do të hyjmë të përqenduar në lojë dhe të zbatojmë urdhrat e trajerit në mënurë që tre pikë të mbesin në Strugë.

Do të jetë vështir, pasi Makedonija GJP ka një ekip të mirë dhe vjen prej disa fitore radhazi, me trajnerin Muarem Bajrami, po ne luajmë në shtëpi dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë epërsi. Në fushë do të hyjmë vetëm për fitore”, deklaroi 26 vjecari Florian Kadriu.

Në tabelën e klasifikimit, Struga Trim Lum zë vendin e shtatë me 30 pikë, kurse Makedonija GJP e katërta me 36 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat