Klopp para sfidës me Interin: 2-0 është rezultat që përmbyset, ata nuk vijnë për pushime këtu

Futboll

Klopp para sfidës me Interin: 2-0 është rezultat që përmbyset, ata nuk vijnë për pushime këtu

Më: 7 mars 2022 Në ora: 15:21
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka folur në një konferencë për media para ndeshjes kthyese ndaj Interit në Ligën e Kampionëve që zhvillohet të martën në stadiumin “Anfield Road” me fillim nga ora 21:00.

“Thed Reds” kanë avantazhin e dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar në “Giuseppe Meazza” dhe të gjithë e shohin skuadrën angleze një hap larg fazës çerekfinale të kësaj gare, por i këtij mendimi nuk është trajneri gjerman Jurgen Klopp.

Ai ka thënë se epërisa prej 2-0 nuk do të thotë asgjë para kësaj ndeshje sepse është një rezultat që di të përmbyset në futboll.

"Rezultati i ndeshjes së parë ishte më i mirë se pritshmëritë e mia, por 2-0 është rezultati më i përmbysur në historinë e futbollit. Ne presim një ndeshje të vështirë për të luajtur”, tha fillimisht Klopp.

"Në ndeshjen e parë pati shumë vështirësi. Absolutisht nuk duhet të mendojmë se jemi tashmë të kualifikuar. Interi nuk do të vijë këtu për pushime. Në ndeshjen e fundit fituan 5-0, do të përpiqen të fitojnë prapë dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë, duke e ditur se ka ende një lojë për të luajtur para se të jemi të sigurt për çerekfinalen”, tha në fund ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat