Kryetari i “Dardanëve” ka një thirrje para dy ndeshjeve të Kosovës

Futboll

Kryetari i “Dardanëve” ka një thirrje para dy ndeshjeve të Kosovës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:58
Kryetari i “Dardanëve” ka një thirrje para dy ndeshjeve të Kosovës

Kryetari i “Dardanëve” ka një thirrje para dy ndeshjeve të Kosovës.

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje me karakter miqësor gjatë këtij muaji.

“Dardanët” së pari ballafaqohen me Burkina Fason në “Fadil Vokrri” në Prishtinë e pastaj do të udhëtojë në stadiumin “Lezigrund” të Cyrihut për t’u përballur me Zvicrën.

Në prag të këtyre dy ndeshjeve, kryetari i tifozërisë “Dardanët” Lulzim Berisha ka bërë thirrje për një mbështetje sa më të madhe për Kosovën në mënyrë që të rikthehet gjallëria dhe entuziazmi.“Gjatë këtij muaji, më 25 dhe 29 mars, ekipi ynë kombëtar do të përballet me dy kundërshtarë në ndeshje miqësore:

Burkina Fason në Prishtinë, gjegjësisht Zvicrën në Zurich. Lidhja emocionale e popullit tonë që është karakterizuar me kombëtaren e Kosovës ka bërë që ndeshjet e saj mos ta përçojnë vetëm simbolikën sportive, por të jenë më të vlefshme sesa kaq.

Ato gjithmonë kanë ngjallur dashuri, entuziazëm, pasion dhe rikthim të disponimit të përgjithshëm në masë”, thuhet fillimisht në thirrjen e Berishës.

Ai më tutje ka premtuar mbështetje të plotë për lojtarët në fushë dhe organizim dhe përgatitje deri në detajet e fundit për të mirën e Kosovës.

“Pikërisht këto tipare kërkojmë t’i rikthejmë sërish me anë të këtij paralajmërimi, ku ju ftojmë të bëheni pjesë si tifozë e dy ndeshjeve miqësore që na presin në këtë muaj

. “Dardanët” në ndeshjen ndaj Burkina Faso premtojnë mbështetje të plotë për djelmoshat tanë në fushë, si dhe organizim e përgatitje që s’do t’i lënë asgjë rastësisë. I ftojmë të gjithë t’ia rikthejmë kombëtares tonë atë shkëndijën e nevojshme, ku klima dhe ambienti i ngrohtë i organizuar nga ne, mundëson që lojtarët ta japin më të mirën prej vetës dhe kësisoj bashkarisht të korrim rezultate të mirëseardhura. Duam ta rikthejmë atë gjallëri ku ndeshjet e kombëtares sonë bëhen temë e ditës për çdokë, në çdo hapësirë, nga secila shtresë moshe”, - shtoi ai.

Ndërkaq sa i përket ndeshjes ndaj Zvicrës, Berisha ka bërë të ditur se porsa të komunikohet nga FFK pjesa e biletave që do të dalin në shitje, tifozët do të informohen me kohë për të gjitha detajet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat