Pogba ka një plan

Futboll

Pogba ka një plan

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:56
Pogba

Paul Pogba po e mendon seriozisht rikthimin në Juventus.

Mesfushori francez e kishte arritur kulmin e karrierës kur luante në Torino.

Mirëpo, kampioni i botës me Francën kishte vendosur të rikthehej në Manchester United.

Megjithatë, në “Old Trafford” ai nuk arriti asnjëherë të linte gjurmë sa pritej.

E tash, mesfushorit kualitativ do t’i skadojë kontrata gjatë verës që vjen dhe nuk është i interesuar për të vazhduar eksperiencën në “Teatrin e Ëndrrave”.

E sipas mediave italiane, Pogba mund të rikthehet në Juventus.

Negociatat që e shohin 28 vjeçarin në Torino tashmë kanë nisur dhe po shkojnë me hapa të sigurt.

Pra, ai mund të përfundojë në “Allianz Stadium” si lojtar i lirë.

Megjithatë, qe një kohë flitet edhe për një transferim të tij të mundshëm në Real Madrid.

Gjithashtu, nga viti i kaluar në garë për Pogban është futur edhe Paris Saint-Germaini.

Ndërkohë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të vazhdojë të luajë në Premierligë, por në një klub tjetër anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat