PSG ka dështuar

Futboll

PSG ka dështuar

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:38
PSG ka dështuar

PSG ka dështuar përsëri për të realizuar ëndrrën e madhe Champions League.

Një ëndërr që është shuar këtë herë në Santiago Bernabeu kundër Real Madrid.

Një rezultat që duket se do të ketë pasoja dhe do ta shtyjë klubin të bëjë disa lëvizje në fundin e këtij sezonit. Bëhet fjalë për largim lojtarësh, por edhe drejtuesish.

Në fakt, përveçse nga futbollistët, pronarët e klubit duket se janë të zhgënjyer shumë edhe me Leonardo-n. Lëvizjet e bujshme të bëra nga drejtori sportiv në merkato nuk kanë dhënë rezultate në fushë.

Për rrjedhojë, drejtuesit duket se kanë nisur kërkimet për të gjetur pasardhësin e tij, të cilin duket se e kanë gjetur. Sipas Sportmediaset, njeriu i përzgjedhur është Fabio Paratici, ish-drejtuesi i Juventus-it, që tani është te Tottenham-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat