Prishtina rrëzon Ballkanin nga Kupa e Kosovës

Futboll

Prishtina rrëzon Ballkanin nga Kupa e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2022 Në ora: 15:49
Prishtina rrëzon Ballkanin nga Kupa e Kosovës

Prishtina është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Bardhekaltrit shënuan fitore pas 120 minutave me rezultat 2:1 ndaj Ballkanit, në takimin që u zhvillua në Therandë. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1), por pas vazhdime kryeqytetasit dolën fitues.

Portieri Stivi Frashëri bën gabim trashanik, ndërsa Qëndrim Zyba përfiton duke shënuar për 0:1 për Prishtinën në minutën e 24-të.

Blend Baftiu në minutën e 66-të barazon rezultatin pas asistimit të Armend Thaqit.

Në minutën e 96-të Besnik Krasniqi shënon pas asistimit të Gauthier Mankenda., duke i siguruar fitore dhe kualifikimin e Prishtinës.

Fundi i ndeshjes me tre kartona të kuq: Albion Rrahmani (85'), Theophilus Solomon (120') të Ballkanit dhe Erando Karabeci i Prishtinës (126').

Prishtina synon Kupën në 100 vjetorin e themelimit të saj. 

Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, është i lumtur me kualifikim, ndërsa homologu i tij Ilir Daja i zhgënjyer me eliminimin e ekipit të tij.   

Drita, Llapi e Prishtina janë kualifikuar në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat