Hysaj: Spanja provë e bukur, të gjithë duan të luajnë

Futboll

Hysaj: Spanja provë e bukur, të gjithë duan të luajnë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:05
Hysaj: Spanja provë e bukur, të gjithë duan të luajnë

Elseid Hysaj ishte përkrah trajnerit Edoardo Reja në prononcimin për mediet përpara miqësores së ditës së shtunë kundër Spanjës në Barcelonë (19:45, Supersport 2), ku ndër të tjera tha:

“Është një ndeshje shumë e bukur, të gjithë duan të jenë në fushë. Për ne është një ndeshje me karikim të madh, shpresoj të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat të mirë, për ne dhe për të ardhmen tonë.

Spanja është një nga skuadrat më të mirë në mbajtjen e topin dhe lojën e shpejtë. Duhet të rrimë pas duke pritur. Do shkojmë përpara me sulm ose presing nëse do shohim se del ndonjë rast. Nesër do jetë një nga testet më të mira.

Ata luajnë shpejt dhe mbajnë topin, do të jetë një provë e madhe. Atmosfera është shumë e mirë, i kemi munguar njëri-tjetrit. Jemi shumë mirë, të gëzuar që u takuam dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër“, deklaroi anësori i djathtë i Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat