​Fillimi i një epokë të artë, kjo është njëmbëdhjetëshja ultra-ofanzive në futboll

Futboll

​Fillimi i një epokë të artë, kjo është njëmbëdhjetëshja ultra-ofanzive në futboll

Më: 29 mars 2022 Në ora: 14:18
Foto

Epoka e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos tani duket se ka marrë fund: i pari është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe shihet në një rol dytësor në PSG; ndërsa i dyti ka mbetur pa ambicie të mëdha me skuadrën e tij Manchester United.

Dy titanë që kanë shënuar 15 vitet e fundit të historisë së futbollit, duke grumbulluar tituj individualë dhe ekiporë, po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre përkatëse, me Kupën e Botës në Katar që mund të përfaqësojë fundin e epokës së tyre të ndritur.

Ndërkohë, megjithatë, një gjeneratë e re fenomenesh ka nisur rrugën e saj, disa të tjerë tashmë të vendosur mirë në “pistën” e nisjes, gati për të filluar aventurën e tyre dhe për të grumbulluar trofe së bashku në vitet e ardhshme.

Më poshtë është njëmbëdhjetëshja ideale e përbërë nga më të mirët dhe më të shtrenjtit nën 23 vjeç në planet. Një skemë ultra ofensive 3-4-1-2 dhe që ka në përbërje emrat e më poshtëm:

Donnarumma, Arnold, Dias, Davies, Mbappe, Pedri, Foden, Vinicius, Felix, Haaland, Vlahovic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat