Real Madrid i “çmendur” pas yllit të Napolit

Futboll

Real Madrid i “çmendur” pas yllit të Napolit

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:27
Real Madrid i “çmendur” pas yllit të Napolit

Fabian Ruiz mbetet një objektiv për Real Madrid. Spanjollët e duan mesfushorin, por Napoli nga ana tjetër kërkon 50 milionë euro.

Deri më tani nuk ka marrëveshje për rinovim dhe italianët janë të detyruar ta shesin në verë Ruiz. Reali nga ana tjetër ka një plan.

Mediat në Spanjë shkruajnë se për Napolin ofrohen dy lojtarë, Luka Jovic dhe Dani Ceballos, si dhe një shumë parash.

Presidenti Florentino Perez shpreson që Napoli ta pranojë propozimin e bërë dhe Fabian Ruiz të rikthehet në LaLiga,  ku italianët e blenë për 30 milionë euro nga Real Betis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat