​FFK bën të ditur vendin dhe orën e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, mbahet pa prezencën e mediave

Futboll

​FFK bën të ditur vendin dhe orën e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, mbahet pa prezencën e mediave

Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:46
Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër (më 6 prill 2022) në ora 11:00 do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor.

Kuvendi mbahet në selinë e FFK-së, por që aty nuk do të jenë të pranishme mediat.

“Për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, ju bëjmë me dije se kësaj radhe është e pamundur të krijojmë hapësirë edhe për mediat në përcjelljen e kuvendit”

“Pas përfundimit të Kuvendit, presidenti Ademi njëherësh kandidati i vetëm në zgjedhjet e 6 prillit, do të jetë në dispozicion për t’u prononcuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat