Guardiola: Për fat të keq, humbëm disa raste

Futboll

Guardiola: Për fat të keq, humbëm disa raste

Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:48
Guardiola: Për fat të keq, humbëm disa raste

Pep Guardiola është shprehur i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen kundër Atletico Madridit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-0 falë golit të De Bruyne.

Në prononcimin pas sfidës së vlefshme për çerekfinalet e Champions, Guardiola ndër të tjera u shpreh:

“Ndeshje e vështirë. Kundërshtar i fortë. Për 25-30 minuta ata luajtën 5-5-0. Ne ishim mjaftueshëm të durueshëm, përveç në 5-10 minutat e para të pjesës së dytë. Nuk sulmuam me ritmin e duhur, por rezultat i mire.

Për fat të keq, humbëm disa raste. 1-0, 2-0 të shkosh në Madrid, është e vështirë. Duhet të ruajmë emocionet dhe të bëjmë punën tonë në Madrid. Do të ketë një gjyqtar, në një stadium dhe ambient fantastik”, u shpreh fillimisht Guaridola.

Trajneri duket se ka mbetur i shtangur nga skema e Atleticos, këtë fakt nuk e fshehu gjatë prononcimit të tij:

“Në parahistori, sot dhe pas 100.000 vitesh, të sulmosh një ekip që luan me formacionin 5-5-0 është shumë e vështirë, thjesht nuk ke asnjë hapësirë”, përfundoi Pepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat