Milani ‘shtëpia’ e radhës

Futboll

Milani ‘shtëpia’ e radhës

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:20
Milani ‘shtëpia’ e radhës

Ky sezon duket se do të jetë i fundit i Marco Asensios në fanellën e Real Madridit.

Sipas medieve spanjolle, Asensio nuk është në planet e trajnerit Carlo Ancelottit.

Ndonëse këtë edicion, spanjolli ka zhvilluar 15 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola, megjithatë, Asensio në fund të këtij kampionati, pritet t’i thotë lamtumirë ‘Bernabeut’.

Nga gjiganti spanjoll tek gjiganti italian. AC Milan duket se do të jetë ‘shtëpia’ e radhës e Asensios. Siç raportohet, ‘Rossonerët’ sërish kanë kthyer vëmendjen tek spanjolli. Milanistët edhe verën e kaluar, e kërkuan lojtarin, dhe duket se Milani akoma është i etur për Asension.

26-vjeçari thuhet se pëlqen kalimin në ‘San Siro’, por spanjolli është duke u vëzhguar edhe nga disa skuadra angleze.

Kartoni i spanjollit është 25 milionë euro, derisa kontrata me Real Madridin skadon verën e vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat