Chelsea në krizë të thellë

Futboll

Chelsea në krizë të thellë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:18
Chelsea në krizë të thellë

Kriza ekonomike te klubi i Chelsea-t, pas sanksioneve të vendosura nga qeveria britanike për shkak të lidhjeve të Abramovich me Vladimir Putin, duket se është më e thellë seç mendohej.

Së fundmi në rrjet janë bërë publike foto të ushqimeve që konsumojnë lojtarët dhe ajo që bie në sy është sasia e vogël dhe fakti që vakti përmban vetëm lulelakër dhe selino.

Ndër të tjera publike është bërë edhe çmimi që paguhet për këtë vakt, që mund të konsiderohet qesharak dhe është 7.95 paund.

Komentet në rrjet në lidhje me fotot e ushqimeve që lojtarët marrin nga klubi në ndeshje janë të shumta, si: “Porcion i mjaftueshëm për një lepur.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat