Gjykata Sportive vendos për Bayernin

Futboll

Gjykata Sportive vendos për Bayernin

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:50
Gjykata Sportive vendos për Bayernin

Gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit ka refuzuar apelimin e bërë nga Freiburg për të fituar në tavolinë ndeshjen kundër Bayern Munich, që kishte përfunduar 4-1.

Shkak ishte bërë fakti që bavarezët ishin për 18 sekonda me 12 lojtarë në fushën e blertë. Sabitzer në minutën e 84-t hyri në fushë, ndërkohë që Coman ende nuk kishte dalë.

Kryetari i Gjykatës sportive të DFB, Stephan Oberholz, është shprehur se Bayern kishte shumë pak faj në atë që ndodhi për të justifikuar vendimin e rëndë për humbjen e ndeshjes në tavolinë.

Fajin kryesor e kishte ekipi i arbitrave, që duhet të prisnin që të dilte Coman dhe më pas të futej në fushë Sabitzer. Arbitri i katërt, Arno Blos, e futi në fushë mesfushorin para kohe dhe kështu bavarezët shpëtuan nga dënimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat