Gjilani shemb me gola Drenicën 

Futboll

Gjilani shemb me gola Drenicën 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:50
Gjilani shemb me gola Drenicën 

Gjilani shemb me gola Drenicën! SC Gjilani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 ndaj Drenicës nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ndeshja u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan, pa shikues. 

Drenica edhe pse pati disa raste nuk shënoi në portën e vendasve.

Qysh në minutën e 14-të, Shkëlzen Lushtaku shënon autogol, 1:0. 

Razak shtoi epërsinë (2.0) në minutën e 42-të.

Vendasit shënuan edhe dy gola në pjesën e dytë përmes Donjet Shkodra (77’), Blerim Krasniqit (80’) e Gerhard Progni (90+5').

Gjilani renditet në vend të dytë me 52 pikë, ka tetë me pak se lideri Ballkani dhe Drenica zë pozitën e gjashtë me 35 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat