Ronaldinho: Barcelona mund ta mposhtë Real Madridin për titullin e La Ligës

Futboll

Ronaldinho: Barcelona mund ta mposhtë Real Madridin për titullin e La Ligës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 13:45
Ronaldinho: Barcelona mund ta mposhtë Real Madridin për titullin e La Ligës

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho ka shprehur besimin e tij se Barcelona ende mund ta mposht Real Madridin për titullin e La Ligas këtë sezon.

Blaugranët e nisën dobët sezonin 2021-22, por skuadra është përmirësuar shpejt nën drejtimin e trajnerit, Xavi.

Një fitore 4-0 ndaj madrileneve nënvizoi se sa shumë janë përmirësuar ata dhe ish-lojtari i Barçës, Ronaldinho ende beson se mund ta përfundojnë sezonin si kampion.

“Ne jemi të emocionuar që Barça luan sërish mirë dhe mendoj se gjithçka është e mundur”, tha braziliani për “Mundo Deportivo”.

“Shpresoj kështu dhe si tifoz shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe mendoj se mund të ketë [një rikthim]”.

Ronaldinho vazhdoi të lavdërojë ish-bashkëlojtarin e tij, Xavi për ndikimin që ai ka pasur në skuadër.

“Xavi është kthyer dhe na ka sjellë shpresë”, shtoi ai.

“Si miku dhe ish-shoku im i skuadrës, kjo i emocionon njerëzit dhe mua gjithashtu.

“Kur ai luajti, ai tashmë kishte një vizion të lojës si trajner.

“Ai e drejtoi lojën dhe unë e shoh shumë mirë atë [në stërvitjen e tij] gjithashtu sepse ai na bën të dëshirojmë të shikojmë përsëri ndeshjet e Barçës”, përfundoi ai.

Barça është e pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit të La Ligas dhe momentalisht është e treta me 60 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat