Formacionet zyrtare, Levante-Barcelona

Futboll

Formacionet zyrtare, Levante-Barcelona

Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:16
Levante-Barcelona

Me synimin për të rrëmbyer pozitën e dytë në renditjen tabelare, Barcelona do të kërkojë pikë të plota nga ballafaqimi në udhëtim ndaj skuadrës së Levantes.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 31-të në kampionatin spanjoll La Liga dhe skuadra e Xavit kërkon ta vazhdojë ecurinë pozitive të rezultateve në këtë edicion.

Depay, Dest, Fati, Umtiti, Pique dhe Roberto janë lojtarët që do t’i mungojnë Barcelonës në këtë ballafaqim për shkak të lëndimeve.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Levante: Cardenas, Campana, Marti, Miramon, Morales, Papelu, Postigo, Radojo, Pier, Son Vezo

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Sergio, Dembele, Alves, Nico, Alba, Ferran, De Jong, Eric, Aubameyang

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat