Ruben Dias rikthehet në stërvitje

Futboll

Ruben Dias rikthehet në stërvitje

Më: 11 prill 2022 Në ora: 18:37
Ruben Dias.

Tifozët e Manchester City kanë marrë një lajm të mirë sot lidhur me Ruben Dias.

Qendërmbrojtësi portugez, Ruben Dias është kthyer në stërvitje pas një mungese të gjatë prej gjashtë javëve jashtë fushave.

Dias u stërvit sot me grupin dhe pritet që shumë shpejtë të jetë gati për formacionin startues.

Atletico Madrid duket si një objektiv shumë ambicioz për rikthimin e lojtarit, por ai mund të jetë gati për fundjavën tjetër.

Nëse lojtari nuk merr ndonjë reaksion negativ nga stërvitjet e sotme, Pep Guardiola mund ta ketë atë gati për gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Liverpool.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Guardiola për Ruben Dias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat