Reali për fitore e Chelsea për “remontada”, ja formacionet zyrtare

Futboll

Reali për fitore e Chelsea për “remontada”, ja formacionet zyrtare

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:00
Real Madrid – Chelsea

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet super ndeshja mes gjigandit spanjoll Real Madrid dhe kampionit aktual evropian Chelsea, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Sot do të mësojmë se cila nga këto dy skuadra do të sigurojë biletën për në gjysmëfinale të kësaj gare, ku në ndeshjen e kaluar të zhvilluar në “Stamford Bridge”, Reali e mposhti Chelsean me rezultat 3:1.

Ndërkaq, në këtë përballje të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në La Liga, respektivisht në Premier Ligë, ku Reali e mposhti me rezultat 2:0 Getafen, kurse Chelsea e shkatërroi Southamptonin me rezultat 6:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Carlo Ancelottin nuk do të paraqiten Hazard, Isco, Militao dhe Vallejo, kurse te Thomas Tuchel mungojnë Barkley, Chilwell, Hudson-Odoi dhe Lukaku.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Alaba, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Vinicius, Benzema

Chelsea (3-4-3): Mendy; Silva, Rudiger, Alonso; James, Kante, Kovacic, Loftus-Cheek; Mount, Havertz, Werner

21:00 Real Madrid – Chelsea (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat