Shqipëria U-16 i jep fund përgatitjeve për Luksemburgun. Kuqezinjtë gati për sfidën e fundit!

Futboll

Shqipëria U-16 i jep fund përgatitjeve për Luksemburgun. Kuqezinjtë gati për sfidën e fundit!

Më: 13 prill 2022 Në ora: 17:49
Shqipëria U-16 i jep fund përgatitjeve për Luksemburgun. Kuqezinjtë gati për sfidën e fundit!

Kombëtarja shqiptare U-16 ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Luksemburgut, në kuadër të turneut “UEFA Development” që po zhvillohet në vendin tonë që prej 9 prillit.

Pas fitores me tripletë ndaj Perusë, një nga skuadrave më të forta të grupit, kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku Ervin Bulku kanë zbritur në fushë duke zhvilluar seanca të lehta stërvitore, pa shumë ngarkesë fizike, teksa është fokusuar më shumë te video-analiza e ndeshjeve të mëparshme.

Në ndeshjen e nesërme ndaj Luksemburgut, trajneri Bulku do të ketë mundësinë të shohë në fushë edhe lojtarët e tjerë të grumbulluar në kuadër të këtij turneu, të cilët nuk janë aktivizuar në dy ndeshjet e mëparshme ndaj Irlandës së Veriut dhe Perusë. Sipas rregullores, të gjithë futbollistët duhet të kenë minutat e tyre në këtë turne, duke sjellë edhe një ndryshim të formacionit kuqezi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni i skuadrës, Adi Kurti nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij të vyer për skuadrën nesër, si pasojë e kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar.

Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët do të tentojnë të marrin tre pikëshin e radhës, pas dy fitoreve ndaj Irlandës së Veriut (2-1) dhe Perusë (3-0) edhe pse tashmë kanë siguruar vendin e parë. Ndeshja do të zhvillohet në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz në ora 10:00 ndërsa në ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër e grupit mes Irlandës së Veriut dhe Perusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat