Granit Xhaka pas problemeve me tifozët, befason trajneri i Arsenalit

Futboll

Granit Xhaka pas problemeve me tifozët, befason trajneri i Arsenalit

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:04
Granit Xhaka pas problemeve me tifozët, befason trajneri i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lavdëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, për mënyrën se si ka trajtuar situatën e tij me tifozët. 

Ish-kapiteni i Topçinjve foli në fillim të kësaj jave për mënyrën se si u godit pasi një karton i kuq kundër Crystal Palace solli marrëdhënien e tij me tifozët në pikën e thyerjes në fund të vitit 2019.

Tani për situatën e tij ka folur edhe trajneri i klubit londinez, Arteta, i cili është një ithtar i madh i Xhakës.

“Mendoj se ajo që ai ka bërë është thjesht të shprehë ndjenjat e tij dhe të thotë: “Kështu ndihem për situatën”. Ai e ka bërë atë në një mënyrë për botën e jashtme që ndoshta nuk e kam parë më parë.

Ka pasur shumë mbështetje nga të gjithë këtu brenda dhe mendoj se edhe tifozët kanë dhënë shumë mbështetje”, ka thënë Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat