Vazhdon Superliga e Kosovës, zhvillohen dy ndeshje interesante

Futboll

Vazhdon Superliga e Kosovës, zhvillohen dy ndeshje interesante

Më: 17 prill 2022 Në ora: 08:53
Superliga e Kosovës

Sot përfundojnë ndeshjet e xhiros 29 në Superligën e Kosovës, Prishtina do të jetë mysafirë i Ballkanit, ndërsa Llapi pret Dritën.

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të xhiros 29 në Superligën e Kosovës.

Vendet e para do të përballen me ekipet që gjenden në pozitën e katër dhe të pestë në tabelë.

Ballkani aktualisht kryeson tabelën në Superligën e Kosovës, andaj do të kërkon fitore ndaj kryeqytetasve.

Prishtina mund t`i shkaktojë probleme ekipit nga Suhareka, pasi ka si duket ata janë këndellur.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft intensive nga të dy ekipet.

Ndeshja tjetër po ashtu e rëndësishme është ajo në mes Llapit dhe Dritës.

Drita do të kërkojë të mbajë hapin me Gjilanin e Ballkanin në garë për titull të Superligës së Kosovës, andaj do të kërkojë pikët e plota.

Llapi po kalon në një formë mjaft të mirë këtë sezon dhe nuk do të jetë ndeshje aspak e lehtë për ekipin nga Gjilani.

Ndeshja Ballkani – Prishtina zhvillohet sot me fillim nga ora 13:30, ndërsa Llapi – Drita në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat