KF Arsimi fiton kundër Zajazit, dy gola të Xhemailit

Futboll

KF Arsimi fiton kundër Zajazit, dy gola të Xhemailit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:28
KF Arsimi fiton kundër Zajazit, dy gola të Xhemailit

KF Arsimi askush nuk mund ta ndal në rrugën drejt barazhit për tu promovuar në Ligën e dytë.

Lideri i Ligës së Tretë-Perëndim në fushë të vet  në Çegran me rezultat 4-2, pas një përmbysje  e mposhti Zajazin.

Vendësit përmes Armend Dautit në fillim të takimit erdhën në epërsi prej 1-0, ndërsa deri në fund të pjesës së parë Shqiprim Rufati dhe Dardan Xheladini shënuan për 1-2 për avantazhin e kërcovarëve në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Arsimi përmes Berat Hismanit barazoi në 2-2.

Më pas Huzri Xhemaili shënoi për epërsi të re të KF Arsimi prej 3-2. Deri në fund të ndeshjes Xhemaili me golin e tij të dytë shënoi për rezultatin përfundimtar 4:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat