Vllaznia nuk e parakalon Partizanin në garën për Europën, Teuta shpëton në fund

Futboll

Vllaznia nuk e parakalon Partizanin në garën për Europën, Teuta shpëton në fund

Më: 17 prill 2022 Në ora: 18:58
Vllaznia

Nuk mjafton Liridon Latifi për të ngjitur skuadrën në zonën europiane. Vllaznia nuk gjen vazhdimësinë dhe as buzëqeshjen e vendin e katërt në dëm të Partizanit pasi u barazua në fund të ndeshjes së Durrësit duke mos përfituar nga ndalesa e të kuqve të Elbasan kundër Skënderbeut.

Në pjesën e dytë, shkodranët finalizuan lojën ofensive me një gol nga pika e bardhë por skuadra e Arapit barazoi në shtësë me Peposhin. Rezultat që nuk e nxjerr nga kriza e thellë Teutën që mbetet vetëm 2 pikë larg vendit të tetë që rrezikon ndeshjen play out të qëndrimit në Kategorinë Superiore. 7 javë nga fundi, durrsakët duhet të derdhin shumë djersë në mënyrë që të meritojnë qëndrimin mes më të mirëve.

Nuk arrin të përfitojë nga hapi fals i Kukësit, Partizani që si pritës zhgënjeu përballë Skënderbeut tashmë pothuajse të rrëzuar në të Parën. Vetëm barazim pa gola në Elbasan mes të kuqve dhe 8 herë kampionëve të vendit në një ndeshje ku skuadra e ish-it Skënder Gega mund të kishte marrë dhe me shumë se një pikë pa vlerë mbijetese.

Zhgënjimi është i madh për Partizanin që mund ta shkatërrojë sezonin me mungesën e mundshme në zonën europiane që siguron edhe të ardhura të mëdha, të nevojshme për të ndërtuar një skuadër konkurruese sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat