Reali i papërmbajtshëm, përmbysi gjithçka në finish në Sevilla

Futboll

Reali i papërmbajtshëm, përmbysi gjithçka në finish në Sevilla

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2022 Në ora: 23:01
Reali i papërmbajtshëm, përmbysi gjithçka në finish në Sevilla

Real Madridi me fytyrë të kampionit të ri, i papërmbajtshëm duke përmbysur gjithçka në 7 minutat e fundit.  

Madrilenët shënuan fitore me përmbysje me rezultat 3:2 ndaj Sevillës.

Vendasit avancuan me 2:0 dhe madje ishin në epërsi me 2:1 deri në minutën e 83-të, por gjithçka përmbyset nga Nacho e Benzema. 

Sevilla heshtet në minutat e fundit. Reali tani është i qetë, është çështje kohe kur do të kremtojnë titullin e ri.

Padyshim goli më i bukur u shënua në minutën e 31-të.

Kroati Rakitiç nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, realizoi gol të bukur në këndin e poshtëm të djathtë, vetëm me sy e ka shikuar portieri Courtois.

Futbollisti Nacho në minutën e 83-të ka barazuar rezultatin. Në minutën e fundit, Benzema realizon për 2:3, duke i siguruar Realit trepikëshin e artë.

Për Sevillën shënuan Rakitiç (21') e Lamela (25') dhe për Realin Rodrygo (50'), Nacho (83’) e Benzema (90+2’).

Reali kryeson me 75 pikë, pasojnë Barcelona 60 pikë (ka dy ndeshje me pak), Sevilla 60, Atletico Madrid 60 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat