Pas vdekjes së djalit, Real Madrid me mesazh për Ronaldon dhe Georgina

Futboll

Pas vdekjes së djalit, Real Madrid me mesazh për Ronaldon dhe Georgina

Më: 18 prill 2022 Në ora: 22:07
Cristiano Ronaldo.

Skuadra e Real Madrid ka lëshuar një komunikatë zyrtare me rastin e fatkeqësisë së Cristiano Ronaldo.

Ronaldo ka pranuar një mesazh ngushëllues edhe nga ish-skuadra e tij, Real Madrid.

“Real Madrid CF, presidenti i saj dhe bordi i drejtorëve janë të mërzitur me vdekjen e një prej tre fëmijëve të Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij, Georgina Rodriguez”, thuhet në komunikatë.

“Real Madrid i bashkohet dhimbjes së familjes dhe dëshiron t’iu jap atyre gjithë dashurinë dhe afërsinë e mundshme”, thuhet mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat