Gazetari italian tregon arsyen pse nuk duhet Kristjan Asllani të transferohet te Interi

Futboll

Gazetari italian tregon arsyen pse nuk duhet Kristjan Asllani të transferohet te Interi

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:39
Gazetari italian tregon arsyen pse nuk duhet Kristjan Asllani të transferohet te Interi

Kristjan Asllani është kthyer në një emër shumë të përfolur në futbollin italian pasi klubet kryesore të Serisë A po interesohen për transferimin e tij.

Një nga këto alternativa është edhe Interi, ku ai shihet si një zëvendësues i mundshëm i Brozoviç, një ide që nuk e tërheq shumë gazetarin e njohur italian, Mikele Plastino.

Duke folur në “Radio Sportivo”, ai theksoi se afrimi i një lojtari të ri, për ta kthyer në hijen e një futbollisti të njohur, zakonisht nuk funksiononte.

“Kur një lojtar e shoh në një rrugëtim rritje, nuk më pëlqen ideja që pastaj ta marrë një skuadër e madhe për të bërë zëvendësuesin e një lojtari të madh.

Pasi kështu nuk do të rritet kurrë. Është e vërtetë që rritesh edhe duke parë, por rritesh sidomos duke luajtur.

Brozoviç bën rolin e organizatorit, pra të dy lojtarët ngjajnë me njëri-tjetrin”, shpjegoi ai arsyen pse Asllani nuk duhej të transferohej te zikaltrit për sa kohë që Brozoviç ishte pjesë e tyre dhe titullar i paprekshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat