​Arsenali favorit për Asension

Futboll

​Arsenali favorit për Asension

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:55
Marco Asensio.

Skuadra e Arsenal po e prin garën për Marco Asensio.

Ylli spanjoll, Marco Asensio vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Real Madridi.

Milan ishte skuadra e interesuar për të, por tashmë ka një konkurrent më të fortë. ‘Calciomercato’ bën të ditur se Arsenal po prijnë garën për nënshkrimin me anësorin e Realit, Asensio.

26 vjeçari duket se ka një pagë të lartë që del të jetë e papërballueshme për Milanin.

Këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Arsenali që janë gati të nisin ofertën zyrtare.

Real Madrid kanë bërë të qartë se janë gati të dëgjojnë të gjitha ofertat për Asensio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat