Skuadra shqiptare para ndeshjes historike, sot kërkon finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Skuadra shqiptare para ndeshjes historike, sot kërkon finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Nga: K. Goca Më: 20 prill 2022 Në ora: 13:08
Skuadra shqiptare para ndeshjes historike, sot kërkon finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Sot në orën 16.00 do të luhen dy gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Në Strugë, Struga Trim Lum ndeshet me Makedonija GP, ndërsa në Manastir Pelisteri ballafaqohet me Sileksin.

Dita “D” për të katër skuadrat që kanë ambicie për të gjetur veten në finalen e madhe e cila luhet me 20 maj në Shkup.

“Gara e nxehtë”, nëse mund ta quani kështu, është në Strugë. Struga është u përgatitur për këtë ndeshje historike.  Struga është në formë të shkëlqyeshme dhe kanë gjasa sot të kualifikohen në finale.

Luhet një ndeshje, nuk ka revansh, në rast të barazimit në kohën e rregullt në Strugë dhe Manastir, penalltitë do të kryhen menjëherë dhe kështu do të dihet fituesi, shkruan mes të tjera media maqedone "Sportmedia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat