E bujshme, UEFA-s i jepet drita e gjelbër për të sanksionuar Realin, Juventusin dhe Barcelonën

Futboll

E bujshme, UEFA-s i jepet drita e gjelbër për të sanksionuar Realin, Juventusin dhe Barcelonën

Më: 21 prill 2022 Në ora: 20:30
Reali, Juventusi dhe Barcelona

Gjigantët evropianë si Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi tani mund të përballen me sanksione nga UEFA pasi masat paraprake kundër dënimeve të tilla u hoqën nga një gjykatë e Madridit.

Reali, Barça dhe Juventusi janë ende tri klubet të cilat janë të përkushtuara në projektin e Super Ligës së Evropës, i cili ishte bërë publik vitin e kaluar, kështu duke u larguar nga Liga e Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Nëntë klube të tjera, përfshirë këtu gjashtë sosh nga Premier Liga, u tërhoqën nga ideja e marrjes pjesë në këtë garë, për shkak të protestave dhe presionit nga tifozët e tyre.

Fillimisht, UEFA ishte ndaluar që të sanksionojë skuadrat e përfshira, por tani këto masa janë larguar nga gjykatësja e Gjykatës Komerciale të Madridit, Sofia Gil Garcia.

“Tani, është në dorën e organeve disiplinore dhe gjykatësve të pavarur të CAS që të vendosin për sanksionimet e mundshme drejt klubeve në fjalë”, shkruante në një komunikatë zyrtare të gjykatës drejt “L’Equipe”.

Ndërkaq, një person brenda UEFA-s tregoi që pas heqjes së masës nga gjykata, organi qeverisës më i madh evropian tani është duke menduar për sanksionet.

“Sot, UEFA ka pranuar vendimin e gjykatës së Madridit, e cila ka hequr masat e sigurimit në tërësi. UEFA e mirëpret këtë vendim dhe është duke konsideruar implikimet e radhës. UEFA nuk do të bëjë ndonjë komentim tjetër në vazhdim”, tha një përfaqësues i UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat