Me 25 Prill fillon turneu memorial “Njazi Rexhepi” - më i madhi në rajonin e Anamoravës

Futboll

Me 25 Prill fillon turneu memorial “Njazi Rexhepi” - më i madhi në rajonin e Anamoravës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:10
Dëshmori i lirisë, Njazi Rexhepi

Pas një kohe të gjatë, aktivitetet sportive ju kanë rikthyer normalitetit. Një i tillë pritet të mbahet edhe me rastin e nderimit të heroit kombëtar, Njazi Rexhepi.

Nga data 25 Prill e deri me datë 5 Maj, turneu tashmë tradicional do të mbledhë afër vetës me mijëra shikues nga e gjithë Kosova, ku do ta kenë rastin të shohin ndeshje interesante dhe me shumë rivalitet.

Image
Detaje të turneut


Djali i dëshmorit, Xhani Rexhepi, për Gazetën “Bota sot”, ka thënë se nderimi që po i bëhet veprës së babait të tij, përmes pjesëmarrjes në këtë turne, është mënyra me e mirë për ta kujtuar veprën dhe kontributin e tij për lirinë që ne e gëzojmë sot.

Pa dashur të shpalosë detaje të tjera, Xhani Rexhepi ka përmendur faktin se këtë edicion, shumë ekipe janë paraqitur, mes tjerash edhe nga jashtë Kosova, e që nuk është hera parë sepse sipas tij edhe në edicionet e kaluara, këtë turne e kanë nderuar edhe ekipa nga Maqedonia.

Kur kanë mbetur edhe 48 orë deri në hedhjen e shortit, ai i ka bërë thirrje edhe ekipeve tjera që mos të ngurrojnë edhe të paraqiten në këtë turne sepse gara është shumë e nxehtë dhe ky edicion me shumë gjasë do të jetë më interesanti në histori të mbajtjes së turneut.

Turneu memorial “Njazi Rexhepi”, pas 19 edicioneve të suksesshme, kësaj radhe e organizon për herë të 20-të dhe që nga viti në vit vetëm sa është rritur cilësia dhe organizimi.

Image
Pamje nga finalja e edicionit të kaluar

 

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat