Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Futboll

Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Më: 23 prill 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

BKT Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot në kuadër të xhiros së 30 me tri takime. 

Të trija ndeshjet do të fillojnë në orën 14:00.

Drita e pret Malishevën, Ballkani do të luajë në udhëtim tek Ulpiana dhe Feronikeli do ta presë Llapin.

Ndeshja në mes të Dritës dhe Malishevës pritet të jetë shumë e luftuar, përkundër që të dyja skuadrat garojnë për objektiva të kundërta.

“Intelektualët” janë ende në ndjekje të titullit, ndërsa mysafirët do të tentojnë tri pikët për t’iu shmangur zonës që dërgon një kategori më poshtë.

Në anën tjetër, liderët e tabelës, Ballkani, po ashtu mund ta ketë të vështirë ndaj Ulpianës e cila i mposhti suharekasit në ndeshjen e parë.

Ndeshja në mes të Feronikelit dhe Llapit pritet të mos ketë shumë histori, të paktën në letër, me llapjanët dukshëm më favoritë për ta fituar takimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat