Sot është një ditë feste në qytetin e Kukësit

Futboll

Sot është një ditë feste në qytetin e Kukësit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:52
Sot është një ditë feste në qytetin e Kukësit

Sot është një ditë feste në qytetin e Kukësit.

Stadiumi “Kukës Arena” është gati të hapë dyert, me ekipin verilindor që do të rikthehet pas 3 vitesh në “fortesën” e tyre, tashmë të rikonstruktuar dhe gati për të pritur sfidën me Laçin.

Dueli ndaj bardhezinjve do të fillojë në orën 20:00 dhe do të transmetohet në Supersport 3. Përpara ndeshjes do të ketë një koncert festiv, ndërkohë që shkallët e stadiumit të ri do të jenë të tejmbushura.

Supersport mëson se ka nisur shpërndarja e biletave, me kosto zero. Hyrja do të bëhet me bileta, që klubi i Kukësit ka vendosur t’ua dhurojë falas tifozëve.

Gold AG do të jetë i ftuari special. Këngëtari nga Lugina e Preshevës do të ndezë atmosferën me disa nga këngët e tij më të njohura. Në inaugurimin e stadiumit do të marrin pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Drejtuesit e Kukësit nuk e kanë harruar të kaluarën dhe ata që kanë dhënë kontribut për skuadrën, duke vendosur të ftojnë të gjithë ish-trajnerët si Armando Cungu, Ernest Gjoka, Peter Pacult etj.

Ftesë edhe për shumë ish-futbollistë që kanë veshur fanellën e Kukësit, teksa nuk do të mungojnë në inaugurimin e “Kukës Arena” as personalitete të ndryshme të qytetit verilindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat