Bardhekaltërit optimistë

Futboll

Bardhekaltërit optimistë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:50
Bardhekaltërit optimistë

Janë 157 precedentët në Serinë A mes Lacios dhe Milanit. 30 suksese për bardhekaltrit dhe 68 fitore kuqezi. Ndërkohë, Lacio është skuadra kundër së cilës Milani ka barazuar më së shumti ndeshje në Serinë A (59). Për më tepër, kuqezinjtë kanë shënuar 249 gola kundër ekipit nga kryeqyteti italian. Vetëm ndaj Fiorentinës (256) ata kanë bërë më mirë.

– “Djalli” nuk ka pësuar asnjë gol në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Stefano Pioli në fakt mund të barazojë në historinë e kuqezinjve ata trajnerë që regjistrojnë të paktën shtatë ndeshje radhazi pa u ndëshkuar në një sezon të vetëm të Serisë A, pas Fabio Kapelos (dy herë në 1993-’94: shtatë dhe nëntë) dhe Nereo Rokos (shtatë në 1971-’72).

– Dy golat e parë të Frenk Kesit në Serinë A kanë ardhur në ndeshjen e debutimit në gusht të 2016-ës dhe bëhet fjalë për Atalanta-Lacio. Ai ka shënuar tri herë në 7 përballje kundër Lacios në Serinë A.

– Asnjë skuadër nuk e ka mbajtur portën të paprekur më shumë sesa Milani në këtë edicion të Serisë A. Kuqezinjtë janë në kuotën 15, në të njëjtin nivel me Interin, teksa sezoni i fundit në të cilin kuqezinjtë regjistruan më tepër ndeshje pa pësuar (18) ishte ai 2011- ’12.

– Ish-trajneri i Lacios dhe aktual i Milanit, Stefano Pioli, ka arritur tri suksese në 4 ndeshjet e fundit të Serisë A në stolin kuqezi kundër bardhekaltërve, po aq fitore sa në 13 ndeshjet e para si trajner kundër këtij kundërshtari (3 barazime, 7 humbje).

– Çiro Imobile i Lacios ka shënuar shtatë gola në 13 ndeshje kundër Milanit në kampionat, duke përfshirë tre gola në tri ndeshjet më të fundit.

– Gjatë këtyre muajve të vitit 2022, ekipi i Piolit ka mbrojtjen e dytë më të mirë në pesë kampionatet kryesore europiane (shtatë gola të pësuar në 14 ndeshje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat