Futbollisti shqiptar bën protagonistin me 2 asiste!

Futboll

Futbollisti shqiptar bën protagonistin me 2 asiste!

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:00
Futbollisti shqiptar bën protagonistin me 2 asiste

Futbollisti shqiptar bën protagonistin me 2 asiste!

Koniaspori ka triumfuar me rezultatin 2-3 në sfidën ndaj Malatiaspor në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Turqisë.

Shqiptari i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte padyshim heroi i Koniaspori, pasi me dy asistimet e tij, i siguroi skuadrës së tij tre pikë të rëndësishme që momentalisht renditet në vendin e tretë me 64 pikë, 1 më pak se Fenerbahçe e vendit të dytë.

Ndërkohë për sa i përket futbollistëve të tjerë shqiptarë që aktivizohen te Koniasporit, Endri Çekiçi ishte titullar teksa u zëvendësua në minutën e 82-të, ndërkohë që Sokol Cikalleshi u fut nga stoli në minutën e 70-të duke zënë vendin e autorit të golit të dytë, Koke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat